Na dergo email: Info@lagjjailiria.com


049 85 99 99

Galeria – Lagjja iliria

Kompleksi afarist dhe i banimit Iliria, gjendet në pjesën veriore të qytetit të Ferizajt, dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 8 hektarësh. Ajo që e bënë të veçantë këtë vendbanim, është fakti se gjendet në brendësi të qytetit, ndërsa ofron luksin e qetësisë dhe hapësira të konsiderueshme të gjelbëruara. Investitorët janë përkujdesur, që vendbanimi t’i plotësoj standardet më luksoze të banimit për banorët e lagjes Iliria.

Koncepti i lagjes është bazuar në modele të lagjeve të ndryshme prestigjioze në Zvicër, Gjermani, Monako, Itali dhe vendet tjera europiane. Lagjja përveç hapësirave të konsiderueshme të gjelbërimit përmban kompleksin e terreneve sportive, shëtitoren e këmbësorëve, parkun gjatësor që ka një shtrirje lineare, çerdhen e fëmijëve, poliklinikën mjekësore dhe lokal të veçantë për besimtarët.
Kompleksi Iliria ka një qasje të lehtë dhe në afërsi prej 300 deri në 900 metra i ka këto lokacione: Zjarrfikësit, Spitalin, Policinë, Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, Magjistralen Prishtinë-Shkup, Magjistralen Ferizaj- Prizren, Shkollën fillore” Ganimete Tërbeshi”, sallën e sporteve Bill Klinton etj.