Na dergo email: Info@lagjjailiria.com


049 85 99 99

Rreth lagjjes

Rreth Lagjes IliriaKompleksi afarist dhe i banimit Iliria gjendet në pjesën veriore të qytetit të Ferizajt dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 8 hektarësh. Ajo që e bënë të veçantë këtë vendbanim është fakti se gjendet në brendësi të qytetit, ndërsa ofron luksin e qetësisë dhe hapësira të konsiderueshme të gjelbëruara. Investitorët janë përkujdesur që vendbanimi t’i plotësoj standardet më luksoze të banimit për banorët e lagjes Iliria.
Koncepti i lagjes është bazuar në modele të lagjeve të ndryshme prestigjioze në Zvicër, Gjermani, Monako, Itali dhe vendet tjera europiane. Lagjja përveç hapësirave të konsiderueshme të gjelbërimit përmban kompleksin e terreneve sportive, shëtitoren e këmbësorëve, parkun gjatësor që ka një shtrirje lineare, çerdhen e fëmijëve, poliklinikën mjekësore dhe lokal të veçantë për besimtarët.
Kompleksi Iliria ka një qasje të lehtë dhe në afërsi prej 300 deri në 900 metra i ka këto lokacione: Zjarrfikësit, Spitalin, Policinë, Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, Magjistralen Prishtinë-Shkup, Magjistralen Ferizaj- Prizren, Shkollën fillore” Ganimete Tërbeshi”, sallën e sporteve Bill Klinton etj.
Kompleksi i banimit është investim i përbashkët i një grupi investitorësh vendor dhe ndërkombëtarë nga Zvicra dhe Gjermania me një përvojë të gjatë në lëmin e investimeve në patundshmëri dhe në fushën e ndërtimit. Infrastruktura super moderne e lagjesPërbëhet nga rrugë të gjëra, trotuare, kanalizim të veçantë për ujërat atmosferikë, kanalizim të veçantë, ujësjellësin për ujë të pijshëm, ujësjellës të veçantë për ujitje dhe nevoja tjera si dhe ndriçim publik.
Energjinë elektrike me lidhje të veçantë nga furnizuesi. Investitori do t’i mundësojë banorëve furnizim të përhershëm me ujë dhe energji elektrike 24 orë pa ndërprerje nga dy burime alternative të furnizimit. Siguria në lagjeInvestitorët i kanë kushtuar vëmendjeje të posaçme sigurisë së vendbanimit. Iliria është lagje e tipit të mbyllur e cila monitorohet 24 orë nga sigurimi fizik dhe me monitorim të vazhdueshëm përmes kamerave. Qasje në lagje kanë vetëm banorët e lagjes, ndërsa të tjerët mund të hynë në lagje vetëm me paralajmërim tek sigurimi fizik dhe vetëm me lejen e banorëve.
Të gjitha shtëpitë, banesat dhe objektet përcjellëse janë të siguruara nga zjarri, vërshimet, vjedhja dhe rreziqet tjera në kompaninë më prestigjioze të sigurimeve në vend dhe në kompanitë risiguruese prestigjioze europiane. Një nivel i tillë i sigurisë ju ofron mundësinë banorëve që të ndjehen plotësisht rehat për jetën dhe pronën e tyre. Si koncept në veçanti është mirëpritur nga bashkatdhetarët tanë të cilët nuk i shfrytëzojnë rregullisht pronat e tyre dhe në këtë mënyrë mund të ndjehen plotësisht të sigurt për pronat e tyre edhe kur ata nuk ndodhen aty fizikisht. Kompleksi AfaristQendra tregtare e cila do të ndërtohet në lagjen Iliria do të jetë në dispozicion të banuesve të lagjes dhe qytetarëve të tjerë.
Qendra tregtare do të ketë një nivel me garazhe dhe 3 nivele afariste me mbi 200 vende parkimi për automjete. Qendra tregtare përmban rreth 30.000 metër katror. Në qendrën tregtare përveç supermarketit në katin përdhes që do të ketë 10.000 metra katror, në dy katet tjera janë planifikuar 56 lokale me nga 200 metra katror ku do të jenë të vendosura edhe 56 kompani që do të sjellin marka të njohura botërore nga pothuajse të gjitha llojet e produkteve, veshje, tekstil, mbathje, pajisje shtëpiake, teknik të bardhë, argjendari dhe bizhuteri, kozmetikë, veshmbathje për fëmijë, mobilieri, shitore automobilash, disa restorante, banka, kompani sigurimesh, kompani të telefonisë mobile etj. Brenda qendrës tregtare do të jetë edhe këndi i lojërave të fëmijëve, një kinema, palestra e fitnesit dhe ajo e bollingut. Qendra është dizajnuar ashtu që qytetarët pos furnizimit me çdo gjë që iu nevojitet, aty mund të kalojnë qaste relaksimi me familjet e tyre. Kompleksi Iliria është i ndarë në dy blloqe banimi dhe një bllok afarist: Shtëpitë e banimit me madhësi nga 180-378 metra katror të vendosura në tri madhësi të trojeve: 3 Ari, 5 Ari, dhe 6.5 Ari. Gjithsejtë janë 85 shtëpi në dispozicion. Apartamentet me sipërfaqe 84 metra katror, 106 metra katror dhe 136 metra katror. Gjithsejtë janë në dispozicion 60.000 metra katror. Qendra tregtare me madhësi 30.000 metra katror.